Kohët e fundit, llapat e veshëve të Nicole Kidman janë kthyer në objekt polemikash në internet, ku fansat thonë se nuk mund t'i heqin dot sytë prej tyre. Disa mendojnë se aktorja 57-vjeçare është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjeve të gabuara estetike.
Sipas kirurgut plastik Mark Solomos, i cili u shfaq në dokumentarin ITV Price of Perfection, Nicole ka veshë "zane" ose "veshë si lakuriq nate". Dhe ajo nuk personazhi i vetëm i famshëm me këtë difekt: Tom Cruise, Kate Price apo Demi Moore i kanë edhe ata, po për shkak të operacioneve të shumta estetike.
“Efekti ndodh kur llapa e veshit tërhiqet poshtë gjatë një ndërhyrjeje për ngritjen e fytyrës. Zakonisht është rezultat i teknikave të dobëta kirurgjikale”, shprehen ekspertët. “Veshët e zanave apo “lakuriq nate” po bëhen më të zakonshme pasi kirurgjia estetike është bërë e aksesueshme për publikun e gjerë.Nëse në të kaluarën, operacionet estetike në fytyrë shiheshin si të pahijshme dhe rekomandoheshin vetëm për femrat mbi 50 vjeç, por tani po pranohen nga të gjithë”, shtojnë ata.



















