Justin Bieber u fotografua së fundi nga paparacët në rrugët e Nju Jorkut dhe pamjet i tmerruan fansat. Këngëtari 30-vjeçar kishte veshur një hoodie të verdhë, pantallona të gjera dhe këpucë që duken si pantofla. Burime pranë Bieber thanë për Daily Mail se miqtë e Hailey-t, gruas së artisti dhe nënës së djalit të tyre, Jack Blue Bieber, janë gjithnjë e më të shqetësuar për “sjelljen e papranueshme” të tij dhe shumë po e këshillojnë modelen që ta lerë fare.
“Hailey ka qenë “e zënë në çark” me Justinin pothuajse që nga fillimi i martesës së tyre. Ajo e do atë çmendurisht, por ai e ka humbur toruan fare. Është si një minë me sahat. Disa nga miqtë e saj e kanë këshilluar që ta lerë sa më parë”, thonë burime pranë saj.
Javën e kaluar, Justin u përpoq të fashiste thashethemet se ai dhe gruaja e tij po ziheshin pasi fansat vunë re se artisti nuk e ndjek më Hailey-n në Instagram.
Misteri rreth statusit të çiftit u shtua edhe nga fakti se Bieber nuk e ndjek më fare as vjehrrin e tij, Stephen Baldwin.



















