KreuCelebrity

Diddy transferohet nga burgu në spital gjatë natës!

Diddy transferohet nga burgu në spital gjatë natës!

Sean 'Diddy' Combs është liruar nga burgu për disa orësh. Producenti muzikor është ende në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, megjithëse të shtunën në mbrëmje ai bëri një vizitë të shkurtër në spitalin më të afërt rreth orës 22:00, para se të kthehej në burg, sipas Page Six.

Burime konfirmojnë për këtë media se kjo lëvizje është bërë në mes të natës për të mos rënë në sy dhe për të mos ngjallur dyshime për një lëvizje të mundshme të producentit të njohur muzikor. Gjithashtu, të burgosurit e tjerë në burg dhe ekipi i sigurimit të burgut nuk ishin gjithashtu të informuar. Vetëm ata që duhej të dinin ishin të informuar për këtë informacion.

Diddy transferohet nga burgu në spital gjatë natës!

Vizita e tij në spitalin e Bruklinit është rutinë dhe është për shkak të dhimbjes së gjurit. Producenti muzikor është ankuar disa herë për këtë zonë gjatë qëndrimit në burg, për këtë arsye është dashur të transferohet në qendrën mjekësore.

Zyrtarët e burgut nuk pranuan të komentojnë vizitën e reperit në spital, duke thënë për The Post: "Për arsye privatësie dhe sigurie, ne nuk komentojmë kushtet e izolimit të asnjë individi në paraburgimin tonë, duke përfshirë statusin mjekësor ose udhëtimet mjekësore".

Mësohet se ky dëmtim në gju mund të ketë qenë për shkak të një zënke të mundshme brenda Qendrës së Paraburgimit në Brooklyn. Duket se është një dhimbje kronike me të cilën producenti muzikor hyri në burg në shtator 2024.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF