KreuCelebrity

Nëna e Fedez përfshihet në sherr: Është më mirë që unë të mos flas!

Nëna e Fedez përfshihet në sherr: Është më

Ne shkembimin ne distance te akuzave mes Chiara Ferragnit dhe Fedez-it për tradhti, ka ndërhyrë dhe mamaja e këngëtarit. Annamaria Berrinzaghi, e njohur edhe si Tatiana, i është përgjigjur një përdoruesi në Instagram i cili e provokoi në komente me pyetjen ngacmuese: “Nuk flet më mamita?”.

“Çfare problemi ke ti? Eshtë më mirë të mos flas, më beso, ashtu siç askush nga ne nuk ka folur ndonjëherë,” u përgjigj ajo.

Fedez theu me heret heshtjen dhe iu përgjigj ish-bashkëshortes së tij Chiara Ferragni pas zbulimeve të Fabrizio Corona. Fedez hedh poshtë deklaratat se ai ka dashur ta lërë Chiarën ditën e dasmës për tu arratisur me ish-të dashurën dhe e quan qesharake këtë ide. “Ideja që mendova të lija gruan time ditën e dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë është thjesht qesharake”, shkruan reperi në Instagram. “Zgjodha Chiarën me bindje, e doja, u martova pa hezitim dhe ndërtuam një familje së bashku. Pavarësisht kontrasteve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi”.

E për të dashurën e tij të supozuar, Angelica Montini, reperi shkruan: “E takova Angelicën disa muaj para dasmës, u ndamë për t’u fokusuar në jetën tonë. U rilidha në një moment vështirësie personale, pa ndonjë plan të paramenduar, kur martesa tashmë ishte përballur me kriza të thella, të cilat nuk mund t’i zgjidhnim as pasi provuam. Kur Angelica vendosi t’i jepte fund lidhjes sonë, midis shumë gabimeve që bëra, ndava mendimet me Fabrizio dhe një mik të tyre të përbashkët. Një gjë e vogël në një moment dobësie dhe brishtësie, për të cilën paguaj pasojat, por hedh poshtë çdo teori konspiracioni apo manipulim”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF