Dy banorët, Gjesti dhe G Bani, së fundmi gjatë qëndrimit në BBV kanë patur një përplasje të ashpër mes tyre.
Gjesti i është drejtuar G Banit duke i thënë se do të dalë në Prime për të patur një debat të fortë, ndërsa G Bani ia kthen me një fjalor të ashpër, duke e akuzuar për sjellje të pahijshme dhe duke e quajtur "maskara" dhe "fëlliqësirë".
Ai e përmend faktin se Gjesti ka patur sjellje të pahijshme ndaj vajzave dhe e pyet me cinizëm "Kush të ka rritur ty?".
Gjesti, i prekur nga fjalët e G Banit, i përgjigjet me pyetjen: "Kush më ka rritur mua?", duke tentuar të mbronte veten dhe të kuptojë origjinën e akuzave që i janë drejtuar.