KreuCelebrity

Paloma humb babin: prek me mesazhin!

Paloma humb babin: prek me mesazhin!

Paloma ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, babain e saj. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen, teksa i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të shtrenjtit të saj.

“Na ishte një herë një superhero, ai ishte mbrojtësi më i besueshëm… ku mund të mbështesje kokën dhe të flije pa frikë, i sigurt nën krahët e tij. Të gjitha përrallat që ai tregonte përpara se të më zinte gjumi flisnin për besnikërinë, vetëbesimin dhe karakterin e fortë…

‘Luftëtarët e vërtetë’, thoshte ai, ‘janë ata që, pas çdo humbje, kërkojnë të forcohen më shumë’. Shpesh i thosha se nuk ka heronj të butë dhe paqësorë si ti. Ai më përgjigjej: ‘Pikërisht kjo është zgjuarsia, sepse heronjtë e vërtetë vrasin me mirësi…’.

Paloma humb babin: prek me mesazhin!

Më mungon shumë, baba. Do më marrë malli për telefonatat tona, videot dhe çdo gjë të qetë, të bukur dhe të pastër që më falë je. Pusho në paqe atje lart, bashkë me Brunën. Të dua shumë, Babi ❤”, ka shkruar ajo, teksa të shumta kanë qenë ngushëllimet për të.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF