KreuCelebrity

Editorial nga Ilda Lumani: Beniada në kopertinë!

Editorial nga Ilda Lumani: Beniada në kopertinë!

Shumë personazhe pasi dalin nga një format super i ndjekur, siç është “Big Brother VIP”, kanë një kulm të tyre të vëmendjes, që në rastin më të mirë shkon deri në 12 muaj. Pastaj popullariteti i tyre bie. Rasti i Beniadës hyn te të veçantët. Pasi edhe 3 vite pasi ka dalë nga shtëpia e famshme vijon të ketë impaktin pozitiv, pëlqyeshmërinë në publik, kërkesën e biznesit për të qenë imazh markash dhe promovuese produktesh, e së fundi edhe përzgjedhjen si moderatore e përditshme në “Miqtë e pasdites”, format që nisi këtë janar në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, duke marrë kështu angazhimin më të madh mediatik deri më tani.

Editorial nga Ilda Lumani: Beniada në kopertinë!

Nga ana tjetër, kur nisëm të ideonim këtë kopertinë, me një nga bashkëpunëtorët prej vitesh të BORDO-së, markën prestigjioze italiane, Alviero Martini 1CLASSE për të prezantuar koleksionin e ri pranveror, emri që patëm sinkron në mendje se do të ishte perfekt kësaj kopertine ishte njëzëri Beniada. Atmosfera që u krijua në set, kombinimet e bukura të outfiteve, fryma që editoriali mori dhe përfundimi ishin këto 9 foto të mrekullueshme, secila një kopertinë më vete. Stili i veshjeve dhe natyrshmëria që Beniada i dha, ishin në simbiozë, çka na e shton entuziazmin e gjithë numrit. Pasi dihet kopertina e shet librin.

Megjithatë faqet e BORDO-së janë të gjitha për t’u shfletuar, lexuar, informuar dhe argëtuar. Në atmosferën e Shën Valentinit ju propozojmë historinë e bukur të dashurisë të futbollistit të Kombëtares Andi Lila dhe bashkëshortes së tij Ornela, prindër të dy fëmijëve. Regjisori Eduart Grishaj vjen në një intervistë duke ndarë gjithë rrugëtimin e tij të filmit “Pasaporta”, ndjesitë e deri te takimi me audiencën nëpër kinematë nga Shqipëria në Europë.

Editorial nga Ilda Lumani: Beniada në kopertinë!

Vajzat e Stilit, kështu do t’i quaja bisedat dhe setet fotografike që realizuam me bukuroshet e ekranit, Lei Kraja, Françeska Murati dhe Albana Bejko.

Në kopertinën e BORDO Men kam kënaqësi t’u prezantoj Magjibërësin e Zemrës, Dr. Rezar Deveja, shef i Kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Editorial nga Ilda Lumani: Beniada në kopertinë!

Ky numër i BORDO-së është vërtetë i bukur dhe plot risi, sa ju përket udhëtimeve dhe librave të rinj. Udhëtoni me BORDO dhe urojmë t’ju frymëzojmë për një muaj të shkurtër po shumë intensiv, siç është Shkurti!

Dhe sigurisht gjithë të dashuruarve, ju urojmë Gëzuar Shën Valentinin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF