KreuCelebrity

E dashura e re e Brad Pitt, 'luftë' me Angelina Jolie!

E  dashura e re e Brad Pitt, 'luftë' me Angelina Jolie!

Ines de Ramon, e dashura aktuale e Brad Pitt shprehet e gatshme të përballet me Angelina Jolie-n pas një periudhe tensioni të vazhdueshëm midis tyre. Burime prane saj thone se Ines është lodhur nga sulmet e vazhdueshme të aktores në media dhe tani është e gatshme të mbrojë me force partnerin e saj, kundrejt akuzave të ish-bashkeshortes se tij. Brad dhe Angelina u takuan në vitin 2005 dhe ndanë gjashtë fëmijë, duke përjetuar një ndarje dramatike në vitin 2016 për shkak të dallimeve të papajtueshme. Pas kësaj, u shpërndanë akuza për abuzim në familje, të cilat u hetuan nga FBI, por Pitt u lirua pas hetimit për një incident të dyshuar gjatë një fluturimi. Gjithashtu, tre nga fëmijët e tij kanë vendosur të heqin Pitt nga mbiemrat e tyre të dyfishtë.

E  dashura e re e Brad Pitt, 'luftë' me Angelina Jolie!

Prej vitesh tashme, dyshja eshte perfshire në një betejë ligjore të tensionuar, sidomos për vreshtin e tyre në Chateau Miraval. Pas një periudhe të gjatë, ata arritën një zgjidhje në vitin 2024 përfundimisht. Ines është përpjekur të mbajë një qëndrim të paanshëm dhe të mos sulmojë Angelina-n, por tani duket se ka mbërritur në një pikë ngopjeje dhe mund të jetë gati për të mbrojtur partnerin e saj.

Një burim ka deklaruar se Ines “është gati të heqë dorezat” dhe të marrë një qëndrim më të fortë, pas një periudhe durimi dhe përpjekjesh për të shmangur konfrontimin, duke lene keshtu te hapur mundesine e një konfrontimi të hapur dhe një “luftë” të mundshme mes dy grave të njohura.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF