Fansat e Beyonces janë të bindur se burri i saj, Jay-Z, ka tentuar t’i tërheqë vëmendjen për një defekt të sikletshëm në veshjen e saj para fjalës së saj të pranimit të çmimit në “Grammy Awards 2025”. Këngëtarja 43-vjeçare u ngjit në skenë në arenën Crypto.com në Los Angeles, të dielën në mbrëmje, pasi fitoi çmimin për ‘Albumin më të Mirë të Muzikës Country’ për albumin e saj “Cowboy Carter”, por pati një problem të pakëndshëm me fustanin, shkruan DailyMail.
Teksa Beyonce mbajti një fjalim emocionues perpara salles se mbushur me emra te njohur te muzikes, ata që kishin sy të mprehtë vune re se telat e fustanit të saj të bukur ‘Schiaparelli’ po dilnin jashtë dhe dukej se e shqetësonin. Fansat janë të bindur se burri i saj, Jay-Z, kishte provuar t’i tërhiqte vëmendjen për kete duke i pëshpëritur diçka në vesh para se ajo të ngjitej në skenë.
Beyonce u pa duke u përpjekur të rregullonte fustanin e saj të artë, por fatkeqësisht teli i bardhë ishte ende i dukshëm teksa ajo merrte çmimin nga Taylor Swift.
Duke postuar një video të momentit në X (ish Twitter), dikush shkroi: “JAY-Z duke i thënë gruas së tij, Beyonce, që teli i korsesë po dilte jashtë para se ajo të ngjitej në skenë”.
Të tjerë shpejt komentuan videon, ndërsa një person shkroi: “Ky është dashuri e vërtetë, gjithmonë duke u kujdesur për njëri-tjetrin”.
Një tjetër shkroi: “Jay-Z gjithmonë ka mbështetje për të! Qëllimet e partneritetit të vërtetë”, dhe një i treti shtoi: “Ky është burri i mirë”.





Ndahen Lily Allen dhe David Harbor!



FOTO/ Zbulohet partneri i Danjës?







Paloma humb babin: prek me mesazhin!




