KreuCelebrity

“Çudia” e Bianca Censorit: “Nuk është budallaqe, ka qenë studente premtuese”!

“Çudia” e Bianca Censorit: “Nuk është


Edhe pse Bianca Censori ka pushtuar faqet e para të tabloideve dhe mediave sociale për dy vjet tashmë me paraqitjen e saj të diskutueshme, së fundi me episodin në çmimet Grammy, ajo fitoi famë botërore. Gruaja e Kanye Ëest tashmë njihet vetëm për veshjet e saj të egra dhe të pahijshme. Edhe pse nuk është hera e parë që Bianca del praktikisht e zhveshur në publik, çmimet Grammy ishin gjithsesi ngjarja e parë e madhe ku ajo tregoi trupin e saj në të gjithë “lavdinë” e tij. Pas paraqitjes skandaloze në Grammy, Kanye Ëest u mburr para fansave të tij në Instagram se “Bianca theu internetin” dhe kërkimet në Google për “kush është Bianca Censori” praktikisht shpërthyen.

“Çudia” e Bianca Censorit: “Nuk është

Por pavarësisht paraqitjeve të tilla, të cilat mund të vënë në dyshim aftësitë e saj intelektuale, Bianca Censori është një grua e arsimuar, e madje ata që e njohin thonë se ishte një “student e mirë në Arkitekturë e Dizajn, dhe mjaft premtuese”. E lindur dhe e rritur në Melburn, Australi, ajo studioi në Universitetin e këtij qyteti, përpara se të bëhej një anëtare e rëndësishme e perandorisë së modës të krijuar nga West.
Bianca është e diplomuar arkitekte dhe punon për markën Yeezy që nga viti 2020. Edhe pse mosha e saj e saktë nuk është publike, ajo llogaritet të jetë rreth 28-30 vjeç. Sipas profilit të saj në LinkedIn, ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 2012 dhe ka përfunduar studimet universitare në vitin 2017. Ajo ka një diplome Bachelor dhe nje Master në Arkitekturë nga Universiteti i Melburnit. Para se t'i bashkohej ekipit të Yeezy, ka punuar si arkitekte praktikante në DP Toscano DP2010.20.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF