KreuCelebrity

Danja zbulon se si është njohur me partnerin!

Danja zbulon se si është njohur me partnerin!

Danja gjatë qëndrimit në BBV është shprehur se ka partnerin që po e pret jashtë dhe së fundmi në media qarkulloi një foto e shpërndarë nga vetë Redin Xheli në Instagram.

Redini dhe Danja shihen duke kaluar pushime së bashku në Dubai, ndërkohë së fundmi bukuroshja ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me të.

“Jemi njohur nëpërmjet një shoku në fakt. Vjen ai shoku të më jepte dorën dhe ishte bashkë me këtë. Po Redi është i gjatë është kështu biond. Më vonë gjatë një bisede me këtë shoku tim, i them, ‘Ai ishte kokrra e yllit’. Kot unë, nuk ashtu fare, pa asnjë lloj gjëje.

 Ky i kishte thënë Redit dhe ky më shkruan pastaj në Instagram, ‘ça bën, si je?’. Unë siklet i madh, jo jo me atë idenë që “ç’është ky muhabet” dhe i ktheja përgjigje kot. Dhe pastaj u takuam”, tha ajo.

Danja zbulon se si është njohur me partnerin!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF