KreuCelebrity

Super eventi i “Framesi by Kejsi”: një nismë e re ku trashëgimia dhe talenti bëhen bashkë!

Super eventi i “Framesi by Kejsi”: një nismë e re ku

“Framesi” pas një rrugëtimi 30-vjeçar në Tiranë, vjen me një hapje të re. Një hapje nga pinjolla e Gazmend Ujkashit, “Framesi by Kejsi”, e cila po trashëgon punën e të atit dhe talentin që i ka dhënë Zoti.

Super eventi i “Framesi by Kejsi”: një nismë e re ku

Kejsi është një artiste e talentuar e flokëve dhe realizimit të ngjyrave, profesioniste dhe detajiste që u rrit në ambientet dhe trajnimet e Framesit në Itali dhe pas punës prej vitesh në sallonin e të atit me klientelën që ka sot ka çelur sipërmarrjen e saj me emrin e saj.   

Super eventi i “Framesi by Kejsi”: një nismë e re ku

Klientët e saj janë personazhe të shumtë nga bota e ekranit, medias dhe politikës, të cilët i besojnë tashmë prej vitesh duarve dhe sugjerimeve të Kejsit.

Super eventi i “Framesi by Kejsi”: një nismë e re ku

Më rastin e kësaj hapje, te Kinema Agimi, Kejsi organizoi një event shumë të bukur, mes klientëve të saj të zemrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF