Diskutimi mbi deshiren e te pasurit te nje femije perplasi ashper ne BBVA Eglin dhe Valbonen. Një debat i forte shpërtheu mes tyre, duke arritur kulmin me britma dhe akuza të ndërsjella. Gjithçka nisi kur Valbona iu kthye keq Eglit, duke i thënë se kishte një problem në mitër. Pavarësisht që Egli u shpreh se nuk ishte në dijeni të situatës, Valbona vazhdoi me tone të larta, duke i kujtuar se nuk ishte ajo që nuk donte fëmijë.
Debati eskaloi kur Valbona ngriti zërin dhe akuzoi Eglin se kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Përgjigja e Eglit ishte e ashpër, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën për ta sulmuar atë. Tensionet u rritën akoma më shumë kur Valbona e quajti Eglin “i pafytyrë” dhe “pa karakter”, ndërkohë që Egli përpiqej të shpjegonte se fjalët e tij ishin keqkuptuar.