KreuCelebrity

Françeska Murati zbulon veshjen më të shtrenjtë në ekran!

Françeska Murati zbulon veshjen më të shtrenjtë në

Françeska Murati ka dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” për jetën e saj profesionale por edhe për atë private. Teksa foli për veshjet e saj të preferuara, markën e preferuar, ajo zbuloi edhe se në cilin program ka patur veshjen më të shtrenjtë.

“Një gjë që e diskutoj shpesh me mikeshat e mia, është se sa virale është bërë kjo situata e veshjeve. Dhe sa shumë komentohet çmimi dhe më vjen keq që shumë herë mund të jem dukur si një njeri që shpenzoj shumë.

Unë kurrë nuk kam folur për çmimin e veshjeve në BBV, kurrë nuk kam folur për markat që unë blej. Ky perceptimi që është diskutuar nga jashtë, ka lënë një përshtypje sikur unë jam një vajzë që kam shumë qejf të kem shumë gjëra të shtrenjta dhe një jetë shumë luksoze, por në fakt jam shumë e thjeshtë në realitet.

Françeska Murati zbulon veshjen më të shtrenjtë në

Nuk është se kam qejf të diskutoj shumë çmimin e veshjeve, pasi për mua vlera e veshjes nuk qëndron te çmimi, por te sa mirë ndihesh me atë që ke veshur. Por meqenëse doni një përgjigje, veshja që kam veshur në natën finale të BBV-së, ka kapur çmimin më të madh, për shkak të bizhuterive të bukura që kisha vendosur, ato bënin diferencën”, tha Françeska.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF