KreuCelebrity

Bianca “ka shoqe”: Ish-i i Kanye West shfaqet me veshje “të guximshme” në tapetin e kuq!

Bianca “ka shoqe”: Ish-i i Kanye West shfaqet me veshje

Pasi e shoqja e Kanye West, Bianca Censori beri buje me veshjen e saj praktikisht "inekziste" ne Grammy Awards, as ish e dashura e tij, Julia Fox, duket nuk ka dashur te mbetet pas. Julia bëri një paraqitje të guximshme në Javën e Modës në New JYork (NYFW), duke tërhequr vëmendjen me një stil që rivalizoi ekspozimet e guximshme të Censorit.

Bianca “ka shoqe”: Ish-i i Kanye West shfaqet me veshje

E veshur me një pallto ngjyrë bezhë, aktorja 35-vjeçare e “Uncut Gems” e hapi atë në tapetin e kuq, duke zbuluar një mbulesë të hollë portokalli-kafe në formë të gjoksit të saj. Pamja provokuese, që ngjante me një shtresë të lëngshme të derdhur mbi trup, tërhoqi menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail.

Fox e kombinoi veshjen me çorape portokalli dhe taka Jimmy Choo, ndërsa grimi i saj përfshinte vetulla të zbardhura, sy të theksuar me rimel të errët dhe një kontur të fortë për të nxjerrë në pah mollëzat.Julia nuk hezitoi të hapte pallton edhe pranë tyre, duke bërë që paraqitja e saj të jetë një nga më të komentuarat e natës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF