KreuCelebrity

U bë nënë me metodën “In Vitro”; Ledina Çelo rrëfen sfidat për të patur fëmijë para 15 vitesh!

U bë nënë me metodën “In Vitro”; Ledina

Këngëtarja Ledina Çelo ka qenë e ftuar në podcastin "Mam" dhe ka rrëfyer sfidat që ka kaluar për t’u bërë nënë 15 vite më parë. “Të tridhjeta kanë qenë fiks momenti kur unë mendova për t’u bërë nënë, ndoshta ishte një periudhë e cila më largoi atë ëndrrën që do të bëhesh një artiste në skenë. Unë kërkoja që të bëhesha këngëtare International.

U bë nënë me metodën “In Vitro”; Ledina

Pas të tridhjetave lindi ajo dëshira, po sikur unë te kem një fëmijë. Kur shikon që je në atë limitin, aty pastaj më hipi një dëshirë e madhe. Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët më thonin të prisja por s’doja të humbja më kohë”, u shpreh Ledina.

Ledina rrëfeu se vendimin që fëmija i tyre të vinte në jetë me metodën e Fekondimit in e mori bashkëshorti i saj Naimi, teksa shprehet, “Ishte Naimi ai që e mori vendimin për t’iu drejtuar metodës së fertilizimit artificial (IVF). Ai kishte marrë çdo informacion që duhej dhe iu drejtuan një klinike.

U bë nënë me metodën “In Vitro”; Ledina

Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë. Procesi nuk ishte i lehtë dhe s’ndodhi që në herën e parë. Fatmirësisht nuk u desh të ishte ‘e treta, e vërteta’ sepse lajmi i bukur erdhi shpejt. Ka qenë një shtatzëni fantastike, e mrekullueshme me djalin.

Kam shijuar çdo moment dhe sigurisht që unë bëja prapë vizita te mjeku im i shtëpisë, ndiqja ato rregullat si duhet të ushqehesha se s’kisha eksperiencë, unë s’kisha asnjeri aty afër, as të komunikoja me nënën por nëna fatkeqësisht u largua nga jeta kur isha tremuajshe me djalin, unë nga një gëzim i madh, u bëra e fortë, e mbledh njeriu veten”, tha ajo.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF