KreuCelebrity

Gjesti, fitues i BBVA? Jo sipas Egla Cenos!

 

Gjesti, fitues i BBVA? Jo sipas Egla Cenos!

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, vazhdon te mbetet aktive dhe një personazh mjaft i komentuar. E ftuar se fundi në një emision në RTSh, aktorja u pyet edhe rreth formatit te këtij viti dhe për personazhet që janë brenda.

Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë, duket se ish-konkurrentja nuk e sheh ate triumfues. E pyetur per te, Egla tha: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”. Me tej shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”.

Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një nga të preferuarit e publikut. Ai deri më tani ka zhvilluar një lojë të pastër, ka dhuruar shou e ka bërë debate pa ofendime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF