KreuCelebrity

E rëndë: Ishte me depresion, mësuesja vret fëmijën 8 vjeçe në shkollë!

E rëndë: Ishte me depresion, mësuesja vret fëmijën 8

Koreja e Jugut është e shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon. Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital, ndersa mesuesja u gjet prane me saj me plage ne qafe, ne dukje te veteshkaktuara. Sipas policisë pas vrasjes së nxënëses, mësuesja ka tentuar t’i japë fund jetës duke goditur dhe veten me thikë.

E rëndë: Ishte me depresion, mësuesja vret fëmijën 8

 Presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

E rëndë: Ishte me depresion, mësuesja vret fëmijën 8

Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar. Disa ditë para ngjarjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme, edhe ndaj kolegeve. Ajo duket nuk e kishte percaktuar qarte se cilin nxenes do te godiste, por thjesht ka pritur femijen e fundit qe ka dale nga klasa dhe e ka joshur ne nje zone te vecuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF