Kanye West ka dalë përsëri në mbrojtje të Sean “Diddy” Combs, duke e quajtur atë një baba më të mirë se vetja. Në një postim në X të, reperi 47-vjeçar shkroi: “Puff është një baba më i mirë se babi im dhe më i mirë se unë”.
Ai ndau gjithashtu një fotografi të Diddy-t në tapetin e kuq me gjashtë nga fëmijët e tij në një event të vitit 2020, duke shtuar: “Do doja të kisha marrëdhënien me babain tim që Puff ka me fëmijët e tij”, shkruan DailyMail.
Diddy, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan, akuzohet për trafik seksual, shantazh dhe prostitucion. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa i është refuzuar disa herë lirimi me kusht.