Show me i madh sportiv i vitit në SHBA u zhvillua në orët e para të së hënës në New Orleans, Super Bowl, dhe per pjesen derrmuese te mediave amerikane, gjëja më interesante aty ishte ‘sherri’ që shpërtheu mes Donald Trump dhe Taylor Swift.
Trump, i cili u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që mori pjesë në një Super Bowl, u tall me këngëtaren, e cila kishte mbështetur publikisht Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale te 5 nentorit.
Swift – i dashuri i së cilës është lojtari i Kansas City Chiefs, Travis Kelce – u shokua kur fytyra e saj u shfaq në ekranet gjigante në Caesars Superdome në New Orleans gjatë shfaqjes. Trump u largua nga stadiumi pak pas fillimit të pjesës së dytë, por nuk la pa e shpotitur këngëtaren e njohur. “E vetmja që pati një natë më të vështirë se shefat e qytetit të Kansas ishte Taylor Swift”, shkroi ai në Truth Social.