Fedez rrembeu vëmendjen në tapetin e kuq, ku u shfaq i veshur me një këmishë të bardhë dhe pallto të zezë, duke mbajtur një tufë me lule ne dore. Por ajo qe befasoi më shumë ishin sytë e tij – të zinj dhe me bebëza të zgjeruara, që dukeshin të pazakonta dhe shqetësuese. A mund të kenë qenë lente kontakti? Ose një efekt optik? Pyetjet kanë mbetur të pazgjidhura dhe rrjetet sociale janë mbushur me teori, por reperi ka preferuar të ruajë heshtjen.
Për momentin, Fedez nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë pamje të tij, por burime pranë eventit të Sanremos tregojnë se ai u shfaq i qetë dhe i relaksuar, duke përshëndetur fansat dhe bërë “selfie” me publikun. Një lidhje e mundshme për këtë pamje mund të vijë nga teksti i këngës që Fedez do të interpretojë në Sanremo këtë vit, “Battito”. Ai e ka përshkruar këtë këngë si një histori dashurie që flet për depresionin, ku figura femërore përfaqëson këtë gjendje të trishtuar. Fedez ka thënë se nëse do ta përshkruante këtë këngë me një imazh, do të ishte “një piksel i zi”, dhe kjo mund të jetë një arsye simbolike për zgjedhjen e syve të tij të zinj, si një pasqyrim i tematikës së këngës dhe ndjesisë që ajo përcjell.