KreuCelebrity

Shtanget Loredana/ Cili ishte informacioni që banorja kërkoi nga jashtë?

Shtanget Loredana/ Cili ishte informacioni që banorja kërkoi nga

Loredana pasi theu kutinë e informacionit dhe humbi 20 mijë euro nga çmimi i madh nëse e fiton, ka kërkuar informacion për Jozin pasi ka dalë nga shtëpia.

Gjatë videos që pa ajo mësoi që Jozi ka hequr unazën e martesës së tyre; po ashtu edhe për raportin që ai ka me Valbonën, ku tha se nuk i njeh vëllezërit, ndryshe nga sa kanë pretenduar ata të dy në shtëpi.

Shtanget Loredana/ Cili ishte informacioni që banorja kërkoi nga

“Valbona ka karakter burrneshe, është shumë e fortë. Vëllezërit e saj nuk ia njoh. Kam parë reagime të prindërve të saj, jam stepur pak, nuk do takohesha me prindërit e saj pasi të dalë Loredana.

Do doja të dija pse ka hequr unazën, do doja këto ditë që Jozi të më jepte provën që është me mua, se fillova të dyshoj. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Ishte momenti që ai të tregonte që ishte me mua.

Faleminderit Jozi, kjo sjellja jote që unë me bukë e ti me gur unë nuk e kuptoj. Sjellja e tij skandal. Kjo më tregon që lidhja ka qenë lojë”, tha Loredana, ndërkohë që më pak minuta më vonë zgjodhi që dhe ajo ta hiqte unazën e martesës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF