Fondacioni “Rock & Roll Hall of Fame” ka zbuluar listën e 14 interpretuesve që do të konsiderohen për induksion në klasën e 2025-ës. Të nominuarit përfshijnë Bad Company, Black Crowes, Mariah Carey, Chubby Checker, Joe Cocker, Billy Idol dhe Joy Division/New Order. Gjithashtu janë nominuar Cyndi Lauper, Maná, Oasis, OutKast, Phish, Soundgarden dhe The White Stripes.
Nga 14, tetë dalin në votim për herë të parë. Të parët janë Bad Company, The Black Crowes, Chubby Checker, Joe Cocker, Billy Idol, Maná, OutKast dhe Phish. “Këta të nominuar të shquar kanë krijuar secili stilin dhe qëndrimin e tyre muzikor duke ndikuar në brezat e dashamirësve të muzikës dhe duke kontribuar në tingujt gjithnjë në zhvillim dhe rritjen e vazhdueshme të rock & roll,” tha John Skyes, Kryetar i Fondacionit Rock & Roll Hall of Fame në një deklaratë për shtyp.
Artistët dhe grupet kualifikohen për nominim 25 vjet pas publikimit të regjistrimit të tyre të parë komercial, sipas publikimit.
Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në Los Anxhelos në vjeshtë – me datat e sakta dhe detajet e shitjes së biletave që do të shpallen së shpejti.
-
Jozi reagon pas komenteve të Loredanës: Zoti e di që dashuria ime…
13 Shkurt, 09:52
Të pranuarit e vitit të kaluar përfshinin Mary J. Blige, Cher, Dave Matthews Band, Foreigner, Peter Frampton, Kool & the Gang, Ozzy Osbourne dhe A Tribe Called Quest.