Pas daljes së Jozit me zarf të zi, Loredana theu kutinë e emergjencës që të merrte informacion nga jashtë rreth ish-banorit.
Pas videos që i’u transmetua qe tregonte Jozin pa unazën e “martesës” në Fan Club, Loredana në lot tha: “Faleminderit për gjithçka Jozi, kam lënë mënjanë lojën time dhe jam fokusuar tek ti, por gjithçka paska qenë gënjeshtër”.
Një tjetër gjë që nuk u prit mirë nga fansat ishte se kur u pyet se kush donte ta fitonte BBV ai tha se Danja.
Pas kritikave, ai ka reaguar në Instagram krah një fotoje të Loredanës dhe krah saj ka shkruar, “Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë. Të lutem, qëndro ashtu siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija. LORI”, ka shkruar ai.