KreuCelebrity

Jennifer Aniston e shqetësuar për David Schwimmer: e dashura e tij është 29 vjet më e re!

Jennifer Aniston e shqetësuar për David Schwimmer: e dashura e tij

Jennifer Aniston raportohet se është e shqetësuar për David Schwimmer 58 vjeç pas lidhjes së tij të re me studenten e mjekësisë 29-vjeçare të UCLA, Eliana Jolkovsky. Burimet thonë se Aniston ka një kujdes të shtuar për Schwimmer-in pas humbjes së fundit të bashkë-yllit të tyre në Friends, Matthew Perry, ajo është bërë edhe më mbrojtëse ndaj njerëzve më të afërt.

Historia romantike e Schwimmer-it ka qenë e mbushur me ulje-ngritje. Gjatë viteve, ai ka qenë i lidhur me këngëtaren Natalie Imbruglia, aktoren Mili Avital, aktoren spanjolle Carla Alapont dhe këngëtaren-aktoren Tina Barrett.

Martesa e tij e vetme, me artisten Zoe Buckman, zgjati shtatë vjet para se të përfundonte në divorc në vitin 2017. Ish-çifti ka një vajzë 13-vjeçare, Cleo.

Jennifer Aniston e shqetësuar për David Schwimmer: e dashura e tij

Tani, me Schëimmer-in publikisht në lidhje me Jolkovsky, Aniston thuhet se është skeptike. "Jen nuk mund të mos ndërhyjë, dhe David do të thotë shumë për të”, zbuloi një burim i brendshëm. "Ajo nuk mendon se kjo është një ndeshje e mirë!"

Megjithëse përfaqësuesi i Schëimmer i ka mohuar pretendimet, burimet sugjerojnë se Aniston beson se shoqja e saj po përsërit gabimet e vjetra. “Ai vazhdon të përsërisë të njëjtin gabim pa pushim, dhe Jen e ka parë atë duke u larguar nga një marrëdhënie në tjetrën”, shtoi burimi i brendshëm.  "Ajo nuk dëshiron ta shohë atë të lënduar përsëri dhe mendon se do të ishte më mirë me dikë të moshës së tij”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF