Ajo nuk është fansa e ndryshimeve, megjithatë herë pas here Monica Bellucci arrin të befasojë me pamjen e saj të re. Prej disa vitesh, aktorja e famshme i beson këshillave të stilistes së flokëve John Nollet, e cila kujdeset për flokët e saj në evente të ndryshme. Së fundmi, ylli italian i befasoi ndjekësit me një look të papritur. Ajo ka eksperimentuar me një nuancë më të çelur të flokëve dhe ka kërkuar që ato të jenë pak me onde.
Monica mori pjesë në një event të Cartier në Dubai dhe zbriti në tapetin e kuq në krahun e të dashurit Tim Burton. Bellucci ishte magjepsëse, si gjithmonë. Ajo kishte veshur një fustan Balenciaga me nje dantelle të zezë vezulluese.
Fansat kanë reaguar menjëherë pas imazheve të postuara në faqen e saj në rrjetet sociale:
“E bukur, por brune ju shkon më shumë për mendimin tim”;
"Të lutem, rikthe ngjyrën tëndë natyrale të flokëve";
“Më duket sikur nuk njihet më tani që çeli ngjyrën e flokëve, megjithatë mbetet e bukura”, ishin disa nga komentet e skeptikëve. Pati megjithatë edhe fansa që mendonin se flokët e çelëta dukej sikur e rinonin pamjen e saj.
“Duket sikur ka lulëzuar krejt papritur. I shkon shumë”; "Ti je unike, e mrekullueshme", shkruanin ata.
Në vitin 2023, Monica Bellucci (60 vjeç) dhe Tim Burton (66 vjeç) tërhoqën menjëherë vëmendjen e fotografëve kur u shfaqën në premierën e filmit "Diabolik Chi Sei" në Festivalin e Filmit në Romë se bashku. Kjo ishte dalja e tyre e parë në tapetin e kuq si çift. Pas rreth dy vitesh, të dy dëshmojnë se janë njësoj të dashuruar.
Në një intervistë për Gala, Monika pati folur për prioritetet e saj në një lidhje dhe rrëfeu çfarë pret nga një mashkull. “Nuk kërkoj më pamjen. Në marrëdhënien me tjetrin, prioritetet e mia kanë ndryshuar. Çfarë pres nga një burrë? Në rininë time kërkoja një formë lufte në dashuri, sot preferoj bashkëfajësinë”. Tani, Monica Bellucci thotë se ajo ka nevojë për atë siguri dhe paqe që ju jep vetëm besimi i ndërsjellë mes partnerëve.



















