KreuCelebrity

"Plas" mes Rozanës dhe Gertës: “Kë ke patur para burrit?"

"Plas" mes Rozanës dhe Gertës: “Kë ke patur para

Tensionet sa vjen e shtohen ne Big Brother Vip Albania 4. Sherri se fundi u zhvendos nga Gerta dhe Egli, tek Rozana dhe Gerta. Kjo e fundit u indinjua sepse Gerta i përmendi Eglit ish-n, Ols Bylykun, një histori dashurie që njihet nga mbarë publiku i gjerë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një moment i veçantë, i cili u shpërnda në “Instastory” nga ish-banori i BBVA 2, Ronaldo Sharka. Në videon e postuar, Rozana i drejtohet Gertës me fjalët: “Pse ia përmend Eglit ish-in. Po ti kë ke patur para burrit?”

Sharka, shumë i njohur si ‘nxitës’ i sherreve dhe turbullirave në showbizz, këtë video e komentoi me fjalët: Debat i ulët mes dy figurave publike 40-vjeçe, njëra prej tyre e dekoruar me titullin ‘Mjeshtër i madh’.

Egli vete perpara kesaj gjtë diskutimit me Gertën, nuk la fjalë pa i thënë përsa i përket bagazhit të saj profesional. Këngëtarja tha se Gerta është një moderator e paaftë dhe se në emisionin e saj e detyroi producenti të shkonte, sepse Egli, sic tha, nuk gëzonte aspak simpati për gazetaren.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF