Banorët e “Big Brother” i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës me rastin e Valentinit dhe një nga letrat që ka emocionuar më shumë është ajo e Rozana Radit.
Mes lotësh Rozana lexon letrën ku shkruhej, “Përsëri unë, vajza e ‘sms’ të gjata që ti përton shpesh herë t’i lexosh, sa herë i kemi thënë njëri-tjetrit mjaft ka mbaruar, 10, 100, 1000. Ti më ke zgjedhur mua më shumë seç unë do e zgjidhja veten time, nuk ka një vend, qytet, film që ti nuk je aty, e di sa herë kam kap veten mat, të lë të lirë, sepse unë kam një borxh të madh, durimin që ti ke përball meje.
Jam unë ajo vajza që di gjithçka për ty, ngjyrën tënde të preferuar, pijen, vendet, muzikën, vetëm diçka nuk dija për ty, a me ke falur që nuk te takova kur hyra në këtë shtëpi?
Unë dhe ti që prisnim për tu bërë tre, ti e di sa të vështirë e kam për çdo përpjekje time dhe të shikoj në sy kur më thua që dua vetëm ti të jesh mirë, ti më thoshe që me ke zgjedhur mua në fund të fundit, që çdo gjë do ta bëjë për mua, nuk e di nëse jashtë më pret, sepse nuk e di gjë çfarë ndodh për jashtë, dhe pas 13 viteve kam frikë për ne të dy, mos më fajëso për asgjë".



















