KreuCelebrity

Sot Shën Faustini, e harruat festën e “beqarëve”?

Sot Shën Faustini, e harruat festën e “beqarëve”?

Te gjithe jane te fokusuar tek festa e Shën Valentinit, dhe shume e harrojne se në 15 shkurt vjen Shën Faustini, një ditë që njihet si festa e beqarëve. E konsideruar prej nje kohe te gjate  një legjendë metropolitane, se fundi ajo ka fituar popullaritet dhe është transformuar në një mundësi për të gjithë ata që janë “single” të dalin në klube dhe lokale për të njohur dikë, shpesh në kërkim të shpirtit binjak.

Sipas legjendës, Faustini ishte një nga të rinjtë fisnikë që u bë kavalier. Lindi si pagan, por më vonë u bë besimtar dhe u pagëzua, duke u angazhuar për të përçuar fjalët e Zotit. Ai u vendos fillimisht në Brescia, ku u vra më 15 shkurt, dhe nga ky qytet ka lindur festa. Pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me beqarët, etimologjia e emrit “Faustin” ka krijuar një lidhje, pasi në Breshia djemtë beqarë përdornin këtë ditë si mundësi për të njohur vajza dhe kaluar natën bashkë, duke sjellë kështu traditën e festës së beqarëve.

Festa kremton në një mënyrë të qenit “single”, duke ofruar një mundësi për të flirtuar pa u ndjerë në faj, duke e festuar jetën si beqar dhe duke e jetuar atë pa u shqetësuar për të ardhmen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF