Pas dy vitesh martesë, mes provokimeve në tapetin e kuq dhe skandaleve sociale, çifti mesa duket ka vendosur të ndahet. Lajmi tashmë ka bërë xhiron e botës, duke i lënë të gjithë me një pyetje: çfarë ndodhi?
Historia mes Kanye West dhe Bianca Censorit ka qenë gjithmonë jashtë zakonit. Dasma e tyre, e cila u zhvillua në fshehtësi të madhe në dhjetor 2022, pak pas divorcit të reperit nga ish-bashkëshortja Kim Kardashian, tashmë kishte bërë bujë, por askush nuk e priste një epilog kaq të shpejtë dhe të stuhishëm.
Sipas burimeve pranë çiftit, Bianca Censori ka vendosur t'i japë fund lidhjes pas një sërë episodesh gjithnjë e më ekstreme.
-
Sot Shën Valentin; çfarë duhet të dini!
14 Shkurt, 11:07
E fundit? Paraqitja e saj e famshme në ndarjen e çmimeve Grammy më 2 shkurt, kur Kanye e shtyu të zhvishej në tapetin e kuq, e veshur vetëm me një fustan të tejdukshëm. Një gjest që sipas disa burimeve pranë çiftit nuk ka qenë aspak spontan por i kërkuar nga reperi për të krijuar bujë mediatike.
Por kjo nuk është e gjitha. Disa ditë më vonë, Kanye West ndezi një tjetër polemikë me deklaratat antisemite. Për Biancën, kjo do të kishte qenë pika pa kthim. “Nuk mund të lidhem me gjithë këtë”, thuhet se u tha ajo miqve.
Edhe pse bashkimi i tyre zgjati pak më shumë se dy vjet, pasojat juridike dhe ekonomike nuk do të jenë të lehta. Thuhet se Kanye West dhe Bianca Censori kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për një pagesë prej 5 milionë dollarësh ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që reperi përballet me një divorc në qendër të vëmendjes. Martesa e tij e mëparshme me Kim Kardashian përfundoi në vitin 2021 pas shtatë vjetësh dhe katër fëmijëve. Dhe as atëherë nuk munguan polemikat dhe deklaratat e tepërta.
E sigurt është se historia mes Kanye West dhe Bianca Censorit do të mbahet mend si një nga më të përfolurat e viteve të fundit. Dhe duke e njohur reperin, është një bast i sigurt se kjo nuk do të jetë hera e fundit që emri i tij do të jetë në krye të mediave.



















