Duhet te festonin Shen Valentinin në Pogradec, por festa e te dashuruarve u kthye në tragjedi për nje çift nga Mamurrasi, i cili u perplas me makine teksa thuhet se shkak i aksidentit te rende eshte bere shpejtesia.
Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj. Nga përplasja ndërroi jetë 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.
Fotot e publikuara ne media tregojne se ana e pasagjerit te makines eshte bere cope nga perplasja, cka duket e beri te pagjase mundesine qe ajo te shpetonte.



















