KreuCelebrity

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!

Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe sot gjithë Shqiptaria feston 17-vjetorin e saj. Kjo fitore erdhi pas një rrugëtimi të gjatë të vështirë, dhe pas luftës në vitet 1998 deri në 1999 ku mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhunshëm nga pronat e tyre. 

Mbi 13 mijë civilë u vranë dhe mbi 6 mijë persona u zhduken me dhunë. Më shumë se 20 000 gra u dhunuan. Mbi 1 600 persona edhe sot janë të pagjetur. Lufta përfundoi në qershor të vitit 1999, pasi NATO nisi të bombardoi në mars të atij viti caqet ushtarake policore serbe.

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!

Bombardimet zgjaten 78 ditë, Serbia kapitulloi dhe forcat e saj u detyruan të largoheshin nga Kosova. Më pas u miratua Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendi u vendos nën administrimin e përkohshëm të UNMIK-ut, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe institucioneve vetëqeverisëse të Kosovës.

Pas gati 8 vitesh u shpall Pavarësia në 2008 ku morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, dhe e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.  Shpallja e Pavarësisë u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Ndër vendet e para që njohën shtetin e Kosovës janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Shqipëria, Franca e Turqia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF