Shakira ka anuluar koncertin e saj në Peru pasi u shtrua në spital për shkak të disa problemeve me stomakun. Ylli kolumbian ndau lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se aktualisht është e shtruar në spital dhe se mjekët e informuan se nuk ishte në gjendje të performonte.
“Jam shumë e trishtuar që nuk do të mund të ngjitem në skenë sot. Kam qenë thellësisht e emocionuar për ribashkimin me publikun tim të dashur peruan. Plani im është që ta performoj këtë shfaqje sa më shpejt. Ekipi im tashmë është duke punuar për një datë të re”, tha ajo.
Këngëtarja mbërriti në Peru të premten në mbrëmje, ku ishte planifikuar të performonte të dielën dhe të hënën.
Kujtojmë që kjo është ndalesa e dytë në turneun e saj në Amerikën Latine, Las Mujeres Ya No Lloran, pas dy netëve në Brazil javën e kaluar.
















Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!


Baba për herë të 13-të? Reagon Elon Musk

