KreuCelebrity

Eva Grimaldi rrëfen dhimbjen më të madhe: Abortova kur isha e re, paskësaj, nuk u bëra kurrë nënë!

Eva Grimaldi rrëfen dhimbjen më të madhe: Abortova kur isha e re,

Dhimbja me e madhe e jetes se saj, ishte se nuk u be kurre nene e tani, Eva Grimaldi,  ka rrëfyer për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, dhe arsyen: Aktorja e njohur tregoi se rreth moshës 30-vjeçare,  zgjodhi të mos e vazhdonte shtatzëninë.

Eva Grimaldi rrëfen dhimbjen më të madhe: Abortova kur isha e re,

"Abortova, ishte e rëndësishme për mua të vazhdoja karrierën. Nuk ndihesha gati të bëja një fëmijë.", tha ajo, teksa nuk e fsheh keqardhjen dhe hidhërimin që iu desh të bënte një zgjedhje kaq të vështirë. “Ndonjëherë gratë, ndoshta në fillim të karrierës së tyre, e gjejnë veten duke u detyruar të zgjedhin. Unë do të doja t’u thoja zgjidhni jetën.”-u shpreh me tej.

Artistja më tej ka rrëfyer gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pa përfshirë babain e fëmijës, një koleg me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër. “Nuk doja të përfitoja nga emri i tij”, tha ajo, duke theksuar se ishte një zgjedhje që e bëri vetë.

Kohë më vonë, gjatë martesës me Fabrizio Ambroso, me të cilin ishte e martuar nga viti 2006 deri në 2010, Grimaldi ndjeu dëshirën për t’u bërë nënë, por kjo nuk ndodhi. "Kur përpiqesha të bëja një fëmijë, gjithmonë mendoja ‘më është dhënë mundësia një herë, por jo herën e dytë", pohoi me tej.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF