Princi William po kalon momente të vështira, pasi dikush i afërt me të dhe gruan e tij, Kate, vdiq nga kanceri. Në moshën vetëm 47-vjeçare, ish instruktori i tij i pilotimit, Zach Stubbings vdiq nga kanceri pasi luftoi me sëmundjen e pamëshirshme për më shumë se dhjetë vjet.
Stubbings ishte një rreshter fluturimi në Forcën Ajrore Mbretërore dhe një instruktor për Princin William. Ai vuante nga sëmundja e Kahler-it, e njohur si mieloma e shumëfishtë, e cila është një lloj kanceri në palcën e eshtrave. Rreshteri u diagnostikua me kancer 12 vjet më parë dhe mjekët i dhanë vetëm një dekadë jetë. Ai arriti të jetojë deri në fillim të vitit 2025, duke lënë pas një dhimbje të pamatë në shpirtin e të afërmve të tij. Sipas mediave të huaja, Zach Stubbings mund të jetë sëmurur edhe për shkak të kushteve në të cilat i duhej të punonte, pasi kishte thithur në sasi të madhe gazrat toksike të shkarkimit nga helikopterët që pilotonte.
Rreshteri, i cili ishte baba i tre fëmijëve, ishte i martuar me Anna-Louise, një grua që humbi burrin dhe fëmijën e saj të parë në një aksident në 2015. Ai u përshkrua nga kolegët si "një djalë i gjallë", vdekja e tij erdhi si një tronditje e vërtetë për njerëzit e afërt. Vdekja e tij ishte "një tjetër goditje masive" për Anna-Louise, e cila pasi humbi burrin dhe fëmijën e saj të parë, shpresonte që të mos kalonte më kurrë nëpër një traumë të tillë.










Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë!


Baba për herë të 13-të? Reagon Elon Musk







