KreuCelebrity

Bora Zemani merr drejtimin e programit “Për Shqiptarët”!

Bora Zemani merr drejtimin e programit “Për Shqiptarët”!

“Për Shqiptarët” nis këtë të premte, më 21 shkurt, në Top Channel sezonin të dytë me histori të familjeve shqiptare të cilat janë sa prekëse aq edhe frymëzuese.

Bora Zemani merr drejtimin e programit “Për Shqiptarët”!

Moderatore këtë sezon do të jetë Bora Zemani e cila do të nisë një rrugëtim të ri, në prag të përfundimit të show-t “Piramida”.

“Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit”, shprehet moderatoja.

Kujtojmë që disa ditë më parë burime ekskluzive për revistën "Bordo” mësuan se  “Për Shqiptarët” këtë sezon do të vinte pranë publikut pa Marina Vjollcën. Po të njëjtat burime kanë mësuar se bukuroshja shqiptare do t’i dedikohet botës së biznesit, ku veç ekskluzivitetit të Elisabetta Franchi së fundmi ajo ka krijuar edhe linjën e saj me produkte kozmetike, “Minë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF