Taylor Swift dhe Blake Lively janë dukur gjithmonë të pandashme. Për vite me radhë, miqësia e tyre ishte një nga më të fortat dhe më të admiruara në Hollywood. Megjithatë, diçka ndodhi dhe ato nuk po flasin më. Kjo grindje mes dy yjeve duket se lidhet me kaosin mediatik që ka lindur rreth betejës ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldonit.
Sipas burimeve pranë këngëtares, Taylor në fakt ka vendosur të “distancohet” nga shoqja e saj pasi emri i saj është përfshirë në gjyqin mes Lively dhe kolegut të saj Justin Baldoni. "Taylor është lënduar vërtet nga kjo situatë dhe ndihet si një peng”, zbuloi një i brendshëm.
Prandaj ylli i popit nuk do të kishte dashur të përfshihej në një situatë kaq delikate pa pëlqimin e saj. “Taylor nuk dëshiron të bëjë asgjë me këtë,” shtoi burimi. Këngëtarja, e cila po punon për albumin e saj të ri, dëshiron të fokusohet në karrierën e saj dhe të mos lejojë të rrezikojë imazhin e saj publik.
Si provë e mëtejshme e largimit të tyre, një burim i brendshëm pohoi se Taylor Sëift madje refuzoi një ftesë për ngjarjen e 50-vjetorit të “Saturday Night Live” sepse Blake Lively ishte në listën e të ftuarve".
Thelbi i çështjes është mosmarrëveshja ligjore midis Blake Lively dhe Justin Baldonit, bashkë-yllit të saj dhe regjisorit të filmit It Ends Ëith Us. Aktorja akuzoi kolegun e saj për ngacmim seksual dhe ngriti një padi kundër tij. Në veçanti, Lively pretendoi se Baldoni u përfshi në sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve dhe u përpoq të detyronte skena puthjesh ose akte seksuale të pashkruara, si dhe të diskutonte jetën e saj private në një mënyrë të turpshme dhe ndërhyrëse.
Bladoni, nga ana e tij, u përgjigj me një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh, duke pretenduar se Lively ishte përpjekur ta manipulonte atë për të bërë ndryshime në skenar.
Ndërkohë për sa i përket vazhdimësisë së miqësisë mes Blake Lively dhe Taylor Sëift, asnjëra nga palët nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për miqësinë e tyre, por provat janë të qarta: jo më foto së bashku, asnjë ndërveprim në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha shumë heshtje.