KreuCelebrity

Shakaja ( pa kripë) e Ryan Reynolds për Blake Lively e Justin Baldoni ndez rrjetin!

Shakaja ( pa kripë) e Ryan Reynolds për Blake Lively e Justin Baldoni

Prej shume kohesh, Ryan Reynolds dhe Blake Lively ishin një nga dyshet më të adhuruara të Hollywood-it, por se fundi pozicioni i tyre si “çifti i artë” ka nisur të lëkundet, e kjo prej skandalit  ligjor dhe mediatik që ka përfshirë Justin Baldoni, filmin e shumëpërfolur “It Ends With Us”, dhe një zinxhir akuzash e kundërakuzash që kanë tronditur industrinë e argëtimit.

Blake Lively dhe Justin Baldoni bashkëpunuan në filmin “It Ends With Us”, një histori që trajton temën e ndjeshme të dhunës në familje. Në vend që promovimi i filmit të nxiste një debat të thellë mbi këtë çështje, ai u kthye në një bumerang për aktoren. Lively u kritikua ashpër për qasjen e saj të sipërfaqshme në promovimin e filmit, duke u fokusuar më shumë te lulet, markat e saj personale dhe lidhja me bashkëshortin Ryan Reynolds – i cili, rastësisht, ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes me kapitullin e ri të “Deadpool”. Paskesaj, papritur Blake denoncoi Justin Baldonin, duke e akuzuar për ngacmim, sjellje të papërshtatshme dhe një komplot të qëllimshëm për ta njollosur publikisht. Por Baldoni i mohoi akuzat dhe u kundërpërgjigj, duke ngritur një padi ndaj Lively-t, Reynolds-it dhe menaxheres së saj, Leslie Sloane, për shpifje dhe shantazh. Ai përfshiu në padi edhe New York Times, revistën që publikoi artikullin e Blake Lively-t që nxiti këtë betejë ligjore.

Në mes të gjithë kësaj drame, Ryan Reynolds dhe Blake Lively u shfaqën publikisht në tapetin e zi të 50-vjetorit të “Saturday Night Live”. Eventi kishte të pranishëm emra të mëdhenj si Kevin Costner, Bad Bunny, Cher, Tom Hanks. Reynolds u ngrit për të bërë një pyetje, por në vend të kësaj, moderatorët e pyetën: “Si po shkon?”. Me një buzëqeshje ironike, ai u përgjigj: “Shumë mirë! Pse? Çfarë keni dëgjuar?”.

Reagimet në internet nuk vonuan. Disa e panë komentin e Reynolds-it si një përpjekje për të lehtësuar tensionin, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër, duke e cilësuar si një mungesë serioziteti përballë një situate kaq delikate. Një koment që u bë viral ishte: “Nëse vërtet gruaja e tij ka përjetuar atë që pretendon, a do të tallej ai kaq lehtë me këtë në një event publik?”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF