KreuCelebrity

“Ishte fëmijë i vuajtur”: Vdes vetëm 18 vjeç fituesja e konkursit për Miss!

“Ishte fëmijë i vuajtur”: Vdes vetëm 18 vjeç


Fituesja e konkursit të Miss, Kadance Fredericksen, vdiq vetem 18 vjeç në një aksident autobolistik në Florida. Kadance ishte duke kaluar në rajonin Santa Rosa kur "për arsye të panjohura" makina e saj kaloi vijën ndarëse dhe u përplas kokë më kokë me një makinë me rimorkio. E reja ka ndërruar jetë në vend.

“Ishte fëmijë i vuajtur”: Vdes vetëm 18 vjeç

Nëna e saj, Lisa Fredericksen, e përshkruan atë si "personin më të mirë" që "thjesht donte që të gjithë të ishin të lumtur", sipas People.com. Kadances i kishte mbetur edhe shumë pak rrugë, teksa po kthehej në shtëpi. "Ishte tre minuta larg nga shtëpia," thotë Lisa, duke vënë në dukje se ende nuk arrin ta kuptojë se çfarë e shtyu Kadance që të devijonte.
“Nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur”, shton Lisa, e cila se në atë moment nuk ishte në shtëpi, por vajza e saj e madhe, e cila jeton në shtëpinë fqinje, mësoi për aksidentin nga policia. E reja ishte pranuar në nëntë kolegje dhe donte të bëhej veterinere. Vetëm një ditë para aksidentit, Kadance kaloi intervistën dhe iu dha Bursa Presidenciale - një bursë e plotë për Universitetin Shtetëror të Mississippi.
Vajza ishte abuzuar në fëmijëri. Ajo u adoptua nga Lisa në vitin 2017 – dhe vendimi për të hyrë në botën e konkurseve të bukurisë erdhi “pas vitesh terapie”, sipas nënës.“ Erdhi një ditë në shtëpi dhe tha: “Mami, a mund të bëj edhe unë një konkurs bukurie?”. Dhe unë i thashë: Epo, po, ti e di se cfarë do që të bësh”. Kadance dhuronte vazhdimisht arusha pelushi dhe batanije për fëmijët në kujdestari, dhe angazhohej në strehimet përr të pastrehët dhe kauza të tjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF