Fotot plot vetebesim ne tapetin e kuq, duket nuk e tregojne te gjithe te verteten: Pavaresisht se hiqej ndryshe, Jennifer Lopez ka përjetuar një vit tejet të vështirë, pavarësisht suksesit të filmit të saj të ri, “Kiss of the Spider Woman”, i cili u prit mirë në Festivalin e Filmit Sundance. Mbi te kane lene gjurme pengesat e hasura në industrinë e filmit, duke përfshirë nominimin për ‘Golden Raspberry’ si aktorja më e keqe për rolin e saj në filmin “Atlas”.
Një burim i afërt me Lopez ka deklaruar se një tjetër goditje për egon e saj ka qenë reagimi i kritikëve ndaj filmit të saj autobiografik “This Is Me… Now”, i cili pati gjithashtu shitje të dobëta biletash, duke detyruar anulimin e premierave. Për shkak të këtyre vështirësive, Jennifer ka shprehur dëshirën të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj. Një burim ka shprehur se: Jennifer po e merr shumë keq. Viti i kaluar ka qenë deri tani më i vështire i jetës së saj.
Këto momente vështirësie pasojnë edhe divorcimin nga Ben Affleck vitin e kaluar, i cili tani është finalizuar.



















