KreuCelebrity

Filmi i tij ka 10 nominime në “Oscars”, Brady Corbet: Jetoj në kufirin e varfërisë!

 Filmi i tij ka 10 nominime në “Oscars”, Brady Corbet: Jetoj

Regjisori Brady Corbet, pavarësisht suksesit të madh, ka treguar se po përballet me vështirësi financiare.Filmi i tij “The Brutalist” fitoi 10 nominime për “Oscars” dhe fitoi mbi 31 milionë dollarë, por Corbet pretendon se jeton pothuajse në kufijtë e varfërisë.

Ai theksoi se partnerja e tij Mona Fastvold dhe ai nuk kanë fituar asnjë cent për dy filmat e tyre të fundit. Sipas tij, ai ra në një krizë financiare për shkak se së fundmi vendosi të pranojë një punë për regjinë e reklamave në Portugali. “Është hera e parë që kam bërë me të vërtetë para. Ne jetonim nga paga e tri viteve”, tha Corbet.

Regjisori pretendon se nuk është i vetmi regjisor me aq nominime për “Oscars” që mezi ia del mbanë. “Kam biseduar me shumë kineast, filmat e të cilëve janë nominuar këtë vit, dhe ata nuk mund të paguajnë qiranë e tyre.

Filmi i tij ka 10 nominime në “Oscars”, Brady Corbet: Jetoj

Ata nuk të paguajnë për të promovuar filmin, dhe nëse shikon disa filma që u shfaqën në Kanë, kjo ishte pothuajse një vit më parë. Filmi ynë u shfaq në shtator, kështu që unë e kam bërë këtë për gjashtë muaj pa të ardhura sepse nuk kam kohë për asnjë punë tjetër”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF