KreuCelebrity

Bora i zuri vendin, zbulohet ku do të shkojë Marina Vjollca!

Bora i zuri vendin, zbulohet ku do të shkojë Marina Vjollca!

Për një sezon, Marina Vjollca drejtoi programin “Për shqiptarët” krah Elvis Naçit, pas një viti të suksesshëm në tv Klan ku moderoi emisionin sportiv të mbrëmjes gjatë kampionatit europian. Megjithatë duket se qëndrimi i saj në Top Channel nuk zgjati shumë. Në promon e re të emisionit, tashmë është bërë e ditur se moderatorja do të jetë Bora Zemani.

Bora i zuri vendin, zbulohet ku do të shkojë Marina Vjollca!

Vip Magazine ka mësuar se Marina po bën një pauze nga ekrani, për t’u fokusuar më shumë në biznes, ku krahas biznesit të veshjeve, ajo lançoi vitin e kaluar edhe linjën e saj për produktet beauty.

Nuk dihet nëse kjo është tërheqje përfundimtare nga ekrani apo moderatoren do ta shohim sërish në një emision sportiv, ashtu si publiku është mësuar ta shohë për vite me radhë, fillimisht në Top Channel dhe pastaj edhe në ekranin e Tv Klan.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF