KreuCelebrity

Akuzat për tradhti me Chiara Ferragni, reagon Achille Lauro!

Akuzat për tradhti me Chiara Ferragni, reagon Achille Lauro!

Deklaratat e fundit për tradhti rreth Fedez dhe Chiara Ferragni paten bujë te madhe në media, duke përfshirë edhe emrin e Achille Lauro. Gjatë javës së Festivalit të Sanremos, këngëtari ka dhënë intervista të gjatë, ku ka folur për jetën e tij personale dhe dëshirat për të krijuar një familje të madhe, por ai i ka shmangur komentet lidhur me akuzat për tradhti nga Chiara Ferragni. Achille Lauro ka thënë:

“A mund ta them? Unë jam beqar. Këtë kohë e kam kaluar duke folur me vajza të bukura”.

Kur u pyet se cili ishte sekreti i tij për tërheqjen e femrave, ai u përgjigj:

“Jam i sjellshëm”.

Në lidhje me martesën, këngëtari shprehu mendimin e tij duke theksuar:

“Mendoj se është shumë e vështirë, është një punë, një akt i guximshëm, duhet vërtetë ta duash. Unë nuk jam dikush që thotë nuk dua të martohem apo të krijoj familje, përkundrazi, do doja shumë. Do doja të kisha 15 fëmijë dhe, kur të vijë koha, do të zgjidhja njeriun e duhur, për të ndërtuar diçka të shëndetshme që të zgjasë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF