KreuCelebrity

Ylli i muzikës botërore, Bryan Adams vjen në Tiranë: Koncert madhështor, hera e parë në Shqipëri!

Ylli i muzikës botërore, Bryan Adams vjen në Tiranë: Koncert

Është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, dhe në 2 maj, Bryan Adams, artisti i shumëadhuruar anekënd globit, zbarkon në Tiranë për një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve. Për ata që janë rritur me tingujt e këngëve të famshme të tij “All for Love”, “Everything I do”, “Let`s Make a Night to Remember”, “You Belong to Me”, apo “Can't Stop This Thing We Started”, është rasti më i mirë për t`iu rikthyer një idhulli, e për ta ndjerë më pranë se kurrë muzikën e tij. Për më të rinjtë, është shansi të njohin një muzikë të bukur, e të vërtetë! Ylli kanadez i hiteve boterore asnjere nuk zhgenjen me premtimin qe të dhurojë emocione për fansat e tij!

Ylli i muzikës botërore, Bryan Adams vjen në Tiranë: Koncert

Bryan Adams ka shitur më shumë se 65 milionë albume në të gjithë botën dhe është fitues i shumë çmimeve. Disa nga këngët e Adams janë dhe kolona zanore të filmave. Kujtojmë këngën “Heaven” e shkruar për filmin "A Night From Heaven", apo dhe kënga “Everything I do” për filmin "Robin Hood: Prince of Thieves”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF