KreuCelebrity

Vdekja e Liam Pyane, vendimi shokues i gjyqtarëve: Tërhiqen akuzat!

Vdekja e Liam Pyane, vendimi shokues i gjyqtarëve: Tërhiqen akuzat!

Hetimi për vdekjen tragjike të Liam Payne ka marrë një kthesë të papritur pasi akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër mikut të tij Roger Nores dhe dy punonjësve të hotelit, u hodhën poshtë. Vendimi vjen pas një rishikimi të ngjarjeve të tetorit 2024, kur ish-pjesëtari i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Vendimi i gjykatës: prova të pamjaftueshme për akuzën

Së fundi, një gjykatë në Argjentinë vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritjen e aktpadisë kundër Roger Nores dhe punonjësve të hotelit CasaSur Palermo, ku ndodhi tragjedia. Gjykata arriti në përfundimin se edhe nëse ata do të kishin qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës me Payne, nuk do të kishin pasur mundësi të pengonin qasjen e tij te substancat e ndaluara që shkaktuan përhumbjen e tij. "Nuk mund të përjashtohet fakti që, edhe me masat paraprake më ekstreme, Payne do të kishte qenë në gjendje t`i merrte ato substanca, siç ndodh zakonisht me njerëzit e varur prej tyre," tha gjykata.
Pasi akuzat u hoqën, Roger Nores i tha revistës Rolling Stone se ishte thellësisht i lehtësuar: “Më vjen mirë që ky makth ka mbaruar. Tani mund të udhëtoj në Mbretërinë e Bashkuar për t'i thënë lamtumirën mikut tim." Nores fillimisht ishte akuzuar për neglizhencë së bashku me shefen e sigurisë së hotelit, Gilda Martin dhe recepsionistin Esteban Grassi. Gjatë gjithë hetimit, Nores pohoi se ai nuk e braktisi Payne në ditën e tragjedisë. “Nuk e lashë Liam vetëm. Unë shkova në hotel tre herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte fatkeqësia,” shpjegoi ai.

abai i Liam Payne u padit për shpifje

Pasi akuzat u hoqën, Roger Nores ngriti një padi për shpifje kundër babait të Liam Payne, Geoff Payne, duke pretenduar se ai bëri deklarata të rreme gjatë hetimit. Geoff Payne e akuzonte Nores se ishte ai që ia dërgoi drogën djalit të tij, një pretendim që Roger e mohoi me forcë. Edhe pse hetimi po i afrohet fundit, fansat në mbarë botën vazhdojnë të kujtojnë Liam Payne për muzikën e tij dhe ndikimin që ai pati në industrinë e muzikës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF