KreuStil Jetese

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur ditën plot energji. Por, le ta pranojmë: jo të gjithë janë të apasionuar pas saj. E mos të harrojmë këtu fëmijët, të cilët nuk mund të konsumojnë kafeinë për një periudhë të caktuar.

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot

Ndoshta po pyesni veten, se çfarë pije mund të japë të njëjtin efekt si kafja? Dietologët këshillojnë konsumimin e lëngut të frutave, që në orët e para të mëngjesit. Kombinimi i frutave është gjithmonë një opsion i mirë, por përzierja e tyre me perime është zgjidhja ideale.

Mjaftojnë tre përbërës, për një fillim të mbarë të ditës, e për një organizëm energjik deri në mbrëmje. Kjo, falë miksimit të spinaqit, karotës dhe mollës. Tani besojmë se e kuptoni më mirë pse ky është sugjerimi më i mirë, për sa i përket lëngut të frutave. Më poshtë do t’ju shpjegojmë si ta realizoni një gotë të tillë, ideale për mëngjesin e një trupi të shëndetshëm.

Përbërësit:
5 fleta spinaq
1 karotë
1 mollë
Kanellë për shije, sipas dëshirës

Përgatitja:
Pritini përbërësit në copa të vogla. Shtoni pak ujë, nëse doni të përfitoni një lëng më të hollë. Hidheni përgatitjen në gotë dhe shtoni pak kanellë, sipas dëshirës.