Në morinë e angazhimeve të shumta përgjatë ditëve, eventet dedikuar librit janë gjithmonë të bukura dhe frymëzuese, jo vetëm të shkëputin nga rutina, por të japin një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Aq më tepër kur eventet që i dedikohen autorëve si Diana Çuli, penën e ndritur e të cilës është fat që e kemi. Autorja Diana Çuli së fundmi ka lënë pas romanin për t’u rikthyer pranë lexuesve këtë herë me një botim me tregime. Tregime të shkurtra, por që mbartin mesazhe dhe emocione të mëdha.
Tregime që dikur janë botuar në revistën “Bordo” e tashmë disa vite më vonë ato dhe shumë të tjera janë faqosur të përmbledhura në faqet e një libri të vetëm. Mbrëmja e kësaj të enjte mori ngjyra të tjera, ku në mes të pranishmëve spikasin emra të njohur publikë, intelektualë dhe dashamirës të librit.
Në panel ishte autorja Diana Çuli, e cila ndau emocionet e këtij botimi, gazetarja Ilda Lumani e cila ka shkruar edhe parathënien e librit por edhe ka qenë një shtysë për autoren që kjo vepër të merrte jetë dhe botuesja Elda Vela, që u shpreh e lumtur për këtë bashkëpunim me autoren e dashur për të gjithë.
Një panel i cili me shumë dashuri foli për këtë libër duke ndarë edhe momente nga puna që është bërë për këtë botim, i cili pritet të përqafohet nga lexuesit.
Ky promovim u mbyll me një performancë nga Xhimi Lazri me muzikë dhe piano, duke bërë që kjo mbrëmje të mbyllej më bukur se ç’ishte menduar nga të pranishmit.

Sot Shën Valentin; çfarë duhet të dini!










Parashqevi Simaku në Javën e Modës në Nju-Jork!



GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Shën Valentin: Një darkë për dy!




