Festojeni ditën e të dashuruarve në shtëpi. Mjaftojnë pak përbërës dhe shumë dashuri për të kaluar një natë romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ne kemi sugjeruar disa përbërës afrodiziakë, të cilët shoqëruar me një gotë vere apo shampanjë, do ta bëjë natën akoma edhe më intime.
Sallatë panxhari me djathë dhie dhe grejpfrut
Përbërësit: 2 panxharë, 1 qitro, 250 g djathë dhie, majdanoz, 4 lugë vaj ulliri, sallatë jeshile, kripë dhe piper.
Përgatitja: Qëroni fillimisht qitron, duke e pastruar mirë dhe kulloni lëngun. Në një tas përziejini mirë djathin e dhisë me një lugë vaj ulliri dhe majdanoz, duke krijuar një salcë kremoze. Në fund rregullojeni me kripë e piper dhe lëreni të ftohet. Përzieni vajin e mbetur të ullirit me lëngun e qitros, për të krijuar në salcë. Ndërkaq qëroni dhe prisni panxharin në kubikë të vegjël e në fund vendoseni në pjatë, duke e spërkatur me masën e vajit me qitro. Shërbejeni me djathin e dhisë dhe disa gjethe sallatë jeshile.
-
Ditari i dashurisë së Andit dhe Ornelës!
8 Shkurt, 11:59
Supë me lulelakër të pjekur dhe qumësht kokosi
Përbërësit: 500 g lulelakër, 2 qepë, 500 g lëng perimesh, 400 ml qumësht kokosi, 4 thelpinj hudhre, 3 g kanellë e bluar, vaj ulliri, kripë, vaj djegës dhe 1 lugë arrë kokosi
Përgatitja: Ngroheni fillimisht furrën me ventilator në temperaturë 180 gradë Celsius. Pritni lulelakrat dhe qepët në feta, e më pas vendosini në një tavë, duke i shtuar vaj ulliri, hudhrën dhe kanellën. Përziejini mirë dhe lërini të piqen për 15 minuta. Merrini perimet e pjekura dhe kalojini në mikser, duke krijuar një masë kremoze. Hiqeni nga mikseri dhe kalojeni në një tigan për t’u zier për 5 minuta, duke e rregulluar me kripë e piper sipas dëshirës. Shërbejeni në pjatë duke i shtuar disa pika vaj djegës dhe një lugë me kokos, të cilin e keni thekuar më parë në një tigan.
Salmon me erëza
Përbërësit: 700 g fileto salmoni i plotë, 1 limon, 1 lugë gjelle me erëza, si: rozmarinë dhe dafinë, 3 lugë rrush të thatë, 4 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper
Përgatitja: Ngroheni furrën paraprakisht në temperaturë 210 gradë Celsius. Në një enë rezistente ndaj furrës, përzieni erëzat me vajin e ullirit. Në të njëjtën enë vendosni salmonin, duke e përzier mirë me erëzat, duke e lënë për dy orë të marinohet në frigorifer për të paktën 2 orë. Më pas priteni limonin në feta të holla dhe vendosini mbi salmon, pastaj shtoni rozmarinë, kripë dhe piper. Vendoseni të piqet për 8 minuta. Shërbejeni me feta limoni dhe sipër shtojini rrush të thatë.
Karavidhe me shafran
Përbërësit: 4 bishta karavidhesh, 1 lime, 1 qepë, xhinxher i freskët, majdanoz, 25 ml qumësht kokosi, 2 lugë kerr i kuq, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1/2 lugë gjelle pluhur shafran, pak piper djegës, kripë dhe piper
Përgatitja: Fillimisht qëroni dhe pritni imët qepën dhe xhinxherin dhe vendoseni të skuqet në një tigan të madh me vaj ulliri për 3 minuta. Më pas shtoni bishtat e karavidheve dhe lërini të gatuhen për rreth 5 minuta. Ndërkohë në një tas të madh, shtoni qumështin e kokosit, kerrin, specin djegës, shafranin dhe lëkurën e limonit, përziejini fort, duke krijuar një masë kremoze, e në fund shtoni kripë dhe piper. Salcën e krijuar hidheni në tigan dhe lëreni të gatuhet edhe për rreth 15 minuta. Në fund shtoni majdanozin e freskët dhe lëngun e limonit.
Tarta me kivi dhe shurup
Përbërësit: Petë sfoliato, 6 kivi, 3 lugë sheqer pluhur, 100 ml ujë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 e verdhë veze.
Përgatitja: Ngroheni furrën në temperaturë 200 gradë Celsius. Hapni petën sfoliata dhe priteni në drejtkëndësha. Vendosini petën në një tepsi ku keni shtruar më parë letër furre. Ndërkaq, qëroni kivit dhe pritini në kubikë të vegjël. Në një tenxhere shkrini sheqerin me ujë dhe lëng limoni. Lëreni të ziejë me nxehtësi mesatare për 5 minuta. Hiqeni shurupin nga zjarri dhe e lëreni të ftohet.
Me anë të një furçe lyejmë me të verdhën e vezës skajet e drejtkëndëshave të petës, brenda të cilave kemi vendosur kivin. Vendoseni të piqet për 15 minuta, derisa brumi të marrë ngjyrë të artë dhe krokante. Pasi t’i nxirrni nga furra, lyeni kivit me shurup për një efekt akoma më shkëlqyes. Shërbehet e ftohtë.









Si i lindi ideja për investime në Sazan?

Hoteli Plein mbërrin në zemër të Tiranës!




Fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!





Fakte rreth Dries Van Noten!
