KreuStil Jetese

40 vjeç, në super formë fizike: Gjëja që Cristiano Ronaldo nuk përfshin kurrë në dietën e tij!

40 vjeç, në super formë fizike: Gjëja që Cristiano


Cristiano Ronaldo feston sot ditëlindjen e tij të 40-të dhe, çuditërisht, ende po thyen rekorde në fushën e futbollit. Shumica e lojtarëve do të kishin varur ne mur këpucët e tyre vite më parë dhe do të kishin dalë në pension. Por jo Ronaldo.
Një miks stërvitjesh me intervale me intensitet të lartë (HIIT), sprint dhe çiklizëm janë rregulli i ditës, dhe atij shpesh i bashkohet partnerja e tij Georgina Rodriguez,  ndërsa djali i tij Cristiano Jr është njohur gjithashtu që stërvitet përkrah tij.

Dieta e Ronaldos është gjithashtu një dietë e përpiktë që i mundëson atij të dallohet nga turma. Disiplina e tij është shembullore pasi nuk prek sheqerin apo pijet e gazuara. Në vend të kësaj, ai ushqehet me pulë, peshk dhe perime të freskëta dhe pi vetëm kafe të zezë. Eshtë e panevojshme të thuhet se alkooli është i ndaluar.

Dhe më pas kalojmë te modelet e tij të gjumit. Me siguri mendoni se ai përpiqet të flejë tetë orë gjumë në natë si gjithë të tjerët? Gabim! Ronaldo fle me pak se kaq, dhe betohet se duke fjetur  per pesë cikle 90-minutëshe, arrin te imitoje ritmet natyrale të trupit të tij, duke i dhënë përparësi cilësisë mbi sasinë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF