KreuStil Jetese

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund dilemat për ushqim të shëndetshëm!

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund

Atletja e njohur Klodiana Shala vjen me një nismë të re, për të cilën ka organizuar një event special mbrëmjen e kësaj të mërkure. Bëhet fjalë për ambientin më të ri në kryeqytet,  “Te Klodi -Shije Shtëpie”, një hapësirë ku klientët mund të shijojnë ushqime të shëndetshme dhe të freskëta.

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund

Në këtë hapje të rëndësishme, Klodi kishte pranë vetes njerëzit më të afërt, mes të cilëve shumë ishin emra të njohur të botës së medias dhe artit.

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, Klodiana ka ndarë me të pranishmit filozofinë e saj për një stil jetese të shëndetshëm, duke theksuar se përveç aktivitetit fizik të përditshëm, me rëndësi të veçantë është edhe regjimi ushqimor i ekuilibruar.

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund

Gjatë fjalës së saj, Klodi theksoi se në këtë nismë do të jetë edhe vëllai i saj i cili pas një eksperience si shef kuzhine në Amerikë, do të shpalosë talentin e tij në “Te Klodi”. Çmimi do të jetë një pikë tjetër e fortë, ku të gjithë do të kenë mundësi që të konsumojnë ushqime të mira dhe me një çmim konkurrues.

Brenda eventit të "Te Klodi - Shije Shtëpie"! Marrin fund

 “Te Klodi - Shije Shtëpie” tashmë është një vend ku shëndeti dhe shija shkojnë dorë për dore, dhe Klodiana nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, duke vazhduar të inspirojë shumë individë për të bërë ndryshime pozitive në jetën e tyre!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF